Ministri i Arsimit dhe Shkencës PishtarLutfiu sot mori pjesë në debatin me arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Çairit, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës Izet Mexhiti si dhe bartësi i listës zgjedhore nr. 2 Ejup Alimi.
“Intenca e çdo shoqërie të avancuar është përkushtimi për krijimin e standardeve gjithëpërfshirëse dhe cilësore, me të vetmin qëllim ngritjn e nivelit të diturive, zhvillimin e kreativitetit dhe krijimin e mundësive për inovacion. Do të angazhohemi në krijimin e standardeve të mësimnxënies dhe të mësimdhënies në përputhshmëri me të arriturat bashkëkohore në rajon, Evropë dhe më gjerë. Në këtë drejtim, prioritet do t’i jepet mësimit të gjuhëve të huaja, rritjes së kapaciteteve teknologjike-informatike, reformatimit të kurikulumeve, hapjes së drejtimeve dhe shkollave –model mbi principin e shkollave të dëshmuara ndërkombëtar”, ka thënë në fjalimin e tij Lutfiu, njofton Aktuale.mk
No comments:
Post a Comment