Futbolli në Maqedoni po kalon moment shumë të vështira, teksa ditën e sotme në elitën e futbollit vendor ka ndodhur edhe një tjetër incident.
Në ndeshjen derbi të javës së 17-të midis Pelisterit dhe Vardarit në Manastir, tifozët vendas kanë goditur arbitrin anësor Kostadinov me top bore, me ç’rast arbitri kryesorë, Aleksandar Stavrev ndërpreu ndeshjen, duke kërkuar që pjesa e tribunës në të cilën po qëndronin grupi i tifozëve “Çkembari” të transferoheshin në pjesën qëndrore të tribunës, aty ku ndodhet edhe publiku.
Pasi një gjë e tillë u arrit, ndeshja filloi pas 30 minutave ndërpreje, ndërsa Vardari me golin e brazilianit Huan Felipe që në fazën e hershme po avanson pas 45 minutave të para me rezultatin minimal 0:1
Rikujtojmë të dielën në stadiumin e qytetit në Shkup ndodhi një incident tjetër ku të përfshirë ishin futbollistët e Vardarit dhe Renovës, njofton 24hshqip.mk
No comments:
Post a Comment