Zgjedhjet e 11 dhjetorit duket se do sjellin shumë ndryshime në kampin politik në vend ndërkohë që shqiptarët pritet të jenë ndër më fituesit sa i përket ndarjes së pushtetit edhe pse deri më tani kanë qëndruar mirë me drejtimin e resoreve të ndryshme qeveritare, njofton Agjencia e lajmeve “Zhurnal”.
Ndonëse kohë më parë kjo Agjenci raportoi se nga ndarja e tre posteve kryesore të drejtimit të vendit partisë shqiptare në pushtet do i takojë kreu i Parlamentit, mësohet se edhe thesari i vendit e më saktësisht ministria e Financave pritet që të drejtohet nga BDI e Ali Ahmetit.
Ndryshe, gjatë gjithë kohës partitë shqiptare në pushtet janë kritikuar në atë se ndarja e buxhetit nga kjo ministri nuk është bërë në favor të shqiptarëve, duket se edhe problematika e këtij dikasteri pas 11 dhjetorit do të merr fund.
No comments:
Post a Comment