Pas arbitrimit skandaloz në ndeshjen në Kratovë ndërmjet Sileksit dhe Shkupit, ku në qendër të vëmendjes ishte arbitri kryesor Dalibor Gjorgjevski, kanë reaguar nga FC Shkupi, të cilët si fajtor kryesorë për humbjen e tyre në këtë transfertë e etiketojnë pikërisht arbitrin kryesor nga Kumanova si dhe ndihmësit e tij Martin Petkovski dhe Darko Jovçevski.
Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë nga ana e FC Shkupit:
Skandal i ri – MJAFT ISHTE
Dalibor Gjorgjevski i padëshiruar për Shkupin
Edhe një herë u vërtetua se futbolli në Maqedoni po fundoset shumë e më shumë në një humnerë që nuk i shihet fundi, sot kjo është vërtetuar në ndeshjen kampionale të Ligës së Parë të luajtur në Kratovë në mes ekipeve të KF Sileksi dhe FC Shkupi, e ku aktor kryesor ishte arbitri kryesor Dalibor Gjorgjeski me ndihmësit e tij, të cilët si duket do të duhet të vizitojnë ndonjë klinikë për sytë.
Ndeshjen e mrekullueshme edhe pse në një terren të vështirë, nuk mundte ta prish askush, përveç se arbitrat, për të cilët nuk është hera e parë, e besojmë se nuk do të jetë as e fundit derisa do të jenë në listën e arbitrave të deleguar, të cilët do të mundohen që ta dëmtojnë ekipin tonë, me qëllim dhe vetëdije.
Kryesia e FC Shkupi reagon në vjedhjen klasike të pikëve që ju bë ekipit tonë në këtë ndeshje, ku qartë u pa se goli i shënuar nga Igor Nedeljkoviq, futbollisti i Sileksit ndalë topin me dorë, duke marrë më pas epërsi ndaj mbrojtësve tanë, ndërsa pas reagimit të futbollistëve tanë, Gjorgjeski reagoi me ndarjen e kartonit të verdhë për portierin e Shkupit, Suat Zendeli, i cili me të drejtë si kapiten i skuadrës reagoi pas dëmtimit të klubit tonë.
Nga ana tjetër, që rrëfimi të jetë edhe më i dhimbshëm, arbitri i cili nuk ka “haber”, nga referimi, anuloi gol të pastër për ekipin tonë, kur nuk kishte as pozitë jashtë lojë nga autori i golit Aliou Traore, e as ndërhyrje të palejuar nga Khalil Lambini, por për Daliborin dhe kompaninë e tij, gjithçka është e mundur, e nëse ishte nevoja në këtë rast do akordonte penallti për Sileksin para 16-tëshes së tyre.
Sigurisht se Daliborit nuk i konvenonte as që ta vazhdojë ndeshjen, ai nuk lejoi as një sekondë nga 90 minutat e rregullta që të luhej më shumë, edhe pse kishte shumë ndërprerje për tu dhënë ndihmë futbollistëve që u ankuan nga lëndimet, e më pas kishte edhe pesë zëvendësime, që së paku sipas rregullores do duhej që të ketë pesë minuta kohë shtesë, por ja, kjo ndodh kur arbitër kryesor e keni policin Dalibor dhe kompaninë e tij, të cilët si duket para secilës ndeshje ndaj Shkupit marrin direktiva, nëse jo atëherë FFM do të duhet që në afat sa më të shpejtë, ti sanksionon shkaku i arbitrimit të keq dhe të qëllimshëm duke e dëmtuar ekipin tonë.
Me këtë reagim, dëshirojmë ti bëjmë me dije Komisionit për delegim të arbitrave, që polici Dalibor Gjorgjeski nuk është i mirëseardhur në stadiumin e Çairit, por as që duam të na referojë në ndeshjet tjera si mysafir, shkaku se është shembull klasik se si një arbitër i Ligës së Parë, është kundër ekipit tonë dhe në secilën ndeshje ku luan Shkupi, atë e përcjellin skandale.
No comments:
Post a Comment