Postime te Tjera

Wednesday, November 30, 2016

Ahmeti: Mandatet e shqiptareve te mos flijohen prej apetiteve personale

Image result for ali ahmeti
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) fushatën zgjedhore e vazhdoi në lagjen Nerez të Shkupit, ku kryetari z.Ali Ahmeti, i përcjellur nga Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri dhe kandidatë të njësisë zgjedhore numër 1, para një numri të madh të qytetarëve porositi që mos të flijohen vendet e deputetëve shqiptarë për apetitet e vogla të disa individëve. 

“Në Nerez ka një reshtim pas kauzës shqiptare dhe me këtë ju keni vlerësuar se mbrojtës më të mirë se BDI në këtë vend nuk ka. Për të qenë të sukseshëm në mandatin që vjen, ne na duhet një mandat i fortë pasi edhe temat të cilat kërkojnë zgjidhje emergjente, janë tema për të cilat duhet kapacitet e njohuri në të gjitha fushat, këto për juve i siguron BDI, ne jemi mbrojtësit e kauzës shqiptare dhe të platformës politike që ua ofrojmë qytetarëve dhe do t’u dalim zot fjalëve tona. Asnjë deri më sot nuk ka thënë me fakte që BDI nuk ka bërë këtë dhe të argumentoj. Janë 370 faqë që u dalim zot. Ky mandat është mandat vendimtarë, prandaj ne kërkojmë unifikim të elektoratit shqiptar, mos të shpërndahemi, duhet vendosur për çështje madhore, është e turpshme që ne nga 30 mandate që mund të fitojmë, të ulim numrin në 22-23 mandate vetëm për të kënaqur apetitet e disa grupeve të caktuara”, u shpreh kryetari i BDI-së dhe bartës liste në njësin zgjedhore numër 6, z.Ali Ahmeti

Shefi i Shtabit Qëndror, z.Bekim Neziri tha se Nerezi dëshmin që nuk ka hapësirë që mund të akomodojë numrin e madh të simpatizantëve të BDI-së.

“Ne na presin dy aktivitete të mëdha, e para është aktiviteti përfundimtar i BDI-së për këtë fushatë që do të mbahet me 9 dhjetor në Sheshin Iliria në Tetovë, aty duhet të aktivizohemi e të dëshmojmë fuqinë tonë. Aktiviteti tjetër, kur ne duhet të japim grushtin e fundit,është data 11 dhjetor. Ne duhet që sa  më tepër të përcjellim mesazhin, që mos të përçahet vota shqiptare. Nëse kjo ndodh do të ulet fuqia e shqiptarëve në ekzekutiv”, deklaroi Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri.

Bartësi i Listës në njësinë zgjedhore numër 1, z.Artan Grubi para banorëve të Nerezit tha se duke u bërë bashkë, ne si shqiptarë bëhemi më të rëndësishëm.

“Zgjedhjet e 11 dhjetorit janë referendum i zgjedhjeve lokale që do të mbahen në vitin 2017. Bashkë jemi më të fortë e më të rëndësishëm. Shembulli i unifikimit në degën e Nerezit, duhet të jetë shembull dhe pasqyrë për çdo shqipar në Maqedoni”, deklaroi Grubi.
Bashkimi Demokratik për Integrim sonte do të takojë edhe banorët e Karshikës, kurse tubimin përmbyllës të ditës do t’a mbajë në ora 20 në sallën e sportit, në Reçicë të Vogël të Tetovës.

No comments:

Post a Comment