Me moton ”Fraera, kënaquni pa rreziqe!”, në Maqedoni fillon sot fushata kombëtare e luftës kundër HIV/SIDA, pikërisht në ditën botërore të kësaj sëmundje, 1 dhjetor.
Qëllimi për opinionin e gjërë është përqëndruar te të rinjtë, ndërkaq fushata përmban edhe aktivitete shtesë.
Platforma për qëndrueshmëri të shërbimeve për parandalimin dhe mbështetjen për HIV do të organizojë një marsh protestues në ora 12:05, që do të fillojë nga Ministria e shëndetësisë, e deri te sheshi ”Maqedonia”.
Sipas OJQ-ve që merren me këtë sëmundje, buxheti për vitin 2017 parasheh 59% më pak mjete për luftën kundër HIV/AIDS. Këtë vit ka 33 të sëmurë të rinj me HIV, ndërkaq deri tani janë regjistruar 275 raste, 80 nga të cilët kanë vdekur.
No comments:
Post a Comment