Nesër skadon afati kur partitë duhet t’i dorëzojnë raportet financiare për paratë e harxhuara në dhjetë ditët e para të fushatës. Institucion që bën revizion të atyre raporteve është Enti Shtetëror i Revizionit. Sllagjana Taseva nga “Transparesni Internejshënëll” thotë se partitë dorëzojnë raporte jo të plota.
“Nëse donator është ndonjë kompani apo person, duhet të konstatohet se paratë e donuara a janë reale, a janë të përfituara apo ndonjë person nga partia ato i ka pranuar në kesh, gjë që nuk është e lejuar. Këto janë para të zeza, ndërsa organi që këtë duhet ta verifikojë është Drejtoria e të Hyrave Publike”, tha Taseva.
No comments:
Post a Comment