Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi ka mbjellur fidane të reja në shkollën fillore 7 Marsi në kuadër të aksionit Dita e Drurit i cili mbahet për të 17-ën herë në Maqedoni.
Pas mbjelljes së fidaneve, ministri Kuçi theksoi se në këtë aksiuon është përfshirë edhe Komuna e Çairit.
“Në komunën e Çairit ka mbi 1500 rrënjë drunj gjethërënëse të cilët në afar prej një muaji do të mbjellen anekënd komunës sonë” ka thënë Kuçi transmeton Aktuale.mk
Ndërsa sekretari i komunës së Çairit Rami Qerimi ka deklaruar se këto fidane do të mbjellen në disa lokacione të komunës.
” Komuna e Çairit ka siguruar mbi 1500 rrënjë drunj që do të mbillen në disa lokacione, ndërsa pjesa më e madhe etyre do të mbillen në institucione të ndryshme dhe nëpr parqet e Çairit”, ka deklaruar Qerimi transmeton Aktuale.mk
Këtë aksion komuna e Çairit po e realizon në tre lokacione.
Në 16 aksionet e deritanishme janë pyllëzuar pothuajse 13.000 hektarë me mbi 35 milionë fidane. Më i mirë ishte efekti në vitin 2009, kur në dy aksione në pothuajse 4.000 hektarë u mbollën mbi 7.900.000 fidane.
No comments:
Post a Comment