Ambasadari i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, sot me bashkëpunëtorët e tij e vizitoi monumentin historik, Xhaminë e Larme në Tetovë.
Atë e priti Behixhudin Shehapi, sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës, me profesion historian i artit. Ai ambasadorit i dha hollësira për historikun dhe veçoritë arkitekturore për këtë objekt të rëndësishëm të artit islam në trevat tona, njofton Aktuale.mk.
Ambasadori ngeli i fascinuar nga pamja estetike e këtij monumenti, i cili për shumëçka është unik jo vetëm në Maqedoni.
No comments:
Post a Comment